Do të jetë me 100 për qind të mundësive gati për fillimin e sezonit. Lukas Hernandez, blerja më e shtrenjtë e Bajernit për 80 milionë euro, siguron tifozët se nuk do të humbasë asnjë ditë të edicionit për të luftuar për trofe me ekipin e ri. Ish-lojtari i Atletikos së Madridit ka qenë i dëmtuar prej muajsh, por tashmë duket se po e merr veten plotësisht. Ai do të ketë një numër me histori, pasi do të veshë fanelën me shifrat 21 pas shpine, atë bluzë që e mbajti me sukses legjenda dhe kapiteni Filip Lahm. Blerja tjetër e Bajernit, mbrojtësi i qendrës Pavar, do të ketë numrin 5 të Mats Humelsit. Me dy kampionë të botës të Francës, në radhët e veta, Bajerni shpreson të fitojë jo vetëm Bundesligën, por sidomos Championsin.
Sfidanti.al