Nëse Madridi është ende në përpjekje për ta bërë, katalanasit e kanë realizuar në pjesën më të madhe. Që nga viti 2018 e deri tani, nga “Kamp Nou” janë larguar shumë futbollistë (14), dhe në total janë fituar 221 milionë euro, një shifër rekord. Të fundit që ikën ishin portieri Cilesen, Denis Suarez, Andre Gomes dhe Mark Karmona, për 77.4 milionë euro. Tashmë, Barça nuk mund të kritikohet se nuk është në gjendje të transferojë lojtarë, dhe shefat e rinj të departamentit, Oskar Grau e Pep Segura, duhet të marrin një “dekoratë”.
Nuk mund të quhet meritë e madhe fitimi i 222 milionë eurove nga Nejmari, pasi e tillë ishte klauzola në kontratë, që u plotësua nga Paris SG. Besohet se do të ketë edhe disa të tjerë të larguar, ndoshta Kutinjo e Dembele, për të krijuar fondet e duhura për lojtarë të shtrenjtë si Grizman e Nejmar, apo edhe ndonjë tjetër.
Sfidanti.al