Bajern mbyll nje epoke; Riberi e Roben largohen ne qershor

‘Frank Riberi e Arjen Roben me shume mundesi po luajne sezonin e tyre te fundit me Bajernin e Mynihut-kjo eshte ajo qe deklaroi presidenti i klubit bavarez Uli Henes gjate nje vizite ne nje klub te tifozeve duke konfirmuar edhe nderhyrjen ne merkato te kampioneve te Gjermanise.

‘Organika e skuadres do te pesoje revolucion ne disa pozicione-vijoi Henes-do te bejme nje fushate blerjesh shume agresive pasi arkat tona jane plot’.

Frank Riberi kaloi te Bajerni i Mynihut ne vitin 2007 kur la Olimpikun e Marsejes, ndersa Roben iu bashkua 2 vite me vone ne 2009 kur u largua nga Reali i Madridit. Te dy keta futbolliste perjetuan nje dekade te Bajerni duke u kthyer ne simbol te kesaj skuadre me te cilen fituan 19 trofe; 7 tituj te Bundesliges, 4 Kupa te Gjermanise, 5 Superkupa te Gjermanise, 1 Champions League, 1 Superkupe Evropiane dhe 1 Boteror per Klube.

Sfidanti.al