Bajern? Junajtid? Cila do të jetë “fanela” e re e Zidanit?!

U fol edhe për Juventusin, ndonëse duket çmenduri që kampionët e Italisë të largojnë Masimiliano Alegrin, qoftë edhe për Zinedin Zidanin. Gjithsesi, e ardhmja e francezit në stol është çështje e ditës dhe mediat nuk po kursehen. Mançester Junajtidi u dha si destinacioni i ri i ish-trajnerit të Realit, me Murinjon gjithnjë pranë shkarkimit. Burime pranë Zizusë deklaruan se ai nuk është i interesuar, por asgjë nuk mund të përjashtohet. Tashmë, mediat i kanë gjetur Zidanit një “punë” të re. Lajmet janë që Bajerni i Mynihut mund të konkurrojë me Junajtidin, pasi trajneri Niko Kovaç gjithashtu është në pozitë tepër të vështirë.

Sfidanti.al