Murinjo ia kërkon Junajtidit, por a pranojnë Interi dhe Milani?!

Mançester Junajtid nuk ka ndërmend ta shkarkojë tani për tani, të paktën kështu thuhet, por Zhoze Murinjo kërkon më shumë. Trajneri portugez, tri herë fitues i Premier Ligës, ka kërkuar që klubi i tij ta mbështesë publikisht me fonde për të marrë dy mbrojtës në Serinë A, Milan Shkriniarin e Interit dhe Alesio Romanjolin e Milanit.

Nuk dihet sesa mund të kushtojë njëri prej tyre, por Junajtid nuk besohet se ka problem parash, edhe pse në verë nuk ia plotësoi Murinjos dëshirat që pati. Problemi kryesor është fakti se Interi dhe Milani janë në pozitë shumë të mirë dhe po fitojnë, ndërsa nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që t’u largohen lojtarët më të mirë. Me shumë gjasë, Zhozeja do të jetë i detyruar të kënaqet me kapitenin e Suedisë, Andreas Grankuist, 33-vjeçarin që luan për Helsingborgun në Suedi.

Sfidanti.al