Çfarë do që të ndodhë, ai dëshiron të ndihmojë ekipin dhe të kënaqe vetveten. Gjithsesi, për Marko Rojsin nuk ka qenë një sezon “ëndrrash”, dhe dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë, madje nuk e ka ndihmuar plotësisht as koronavirusi. Një lëndim që e ka mbajtur për 92 ditë larg fushave të lojës, mund ta detyrojë të humbasë disa ndeshje edhe me rinisjen e Bundesligës, pasi mund të mund të mos kthehet për më pak se 3 javë. Fjala është për derbin e Ruhrit ndaj Shalkes, që mund të luhet në 16 maj (nëse). Edhe nëse nisja shtyhet për në 26 maj, sërish do të rrezikonte të mos ishte në ndeshjen ndaj Bajernit, në 30 qershor. Diçka vërtet e rëndë për një karakter fitues. Gjithsesi, Rojsi vetë thotë se është optimist. “Korona më ndihmoi dhe unë po i afrohem kthimit në fushë”, – thotë ai.
Sfidanti.al