Ançeloti: As nuk do ta shesim, as nuk do ta japim hua Renato Sançezin

“Timonieri” i Bajernit të Mynihut, Karlo Ançeloti, i dha një mbështetje të fortë talentit të ri, Renato Sançez. Ky lojtar portugez është vetëm 19 vjeç, por, mëgjithëse shkëlqeu në Evropianin e fundit në Francë, ai nuk po luan, në vazhdimësi, me Bajernin. “Renato do të qëndrojë më Bajernin edhe në sezonin e ardhshëm. Ne nuk do të lejojmë që atë ta shesin ose që ta japin hua ndonjë klubi tjetër”, i vuri në dukje, në mënyrë kategorike, Ançeloti gazetës gjermane “Bild”. Renato Sançezi ka luajtur vetëm në 11 ndeshje të Bajernit, por, në të shumtën e rasteve, duke u futur në lojë nga stoli i rezervave, si zëvendësues.

sfidanti.al