Nëna e Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se dëshira e djalit të saj ka qenë gjithmonë Real Madrid.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij që një ditë të luajë në Real Madrid.
Kjo konfirmohet edhe nga nënë e tij, e cila tha që si i vogël, Aubameyang gjithnjë ka folur vetë për Realin, asnjëherë për Barcelonën.
“Ai i ka premtuar gjyshit të tij se një ditë do të luaj në Real Madrid dhe që i vogël ai ka folur për Realin, asnjëherë për Barcelonën”, tha nënë e lojtarit për AS.
“Ne gjithmonë kemi qenë me Realin dhe do të dëshironim ta shihnim atë me fanellën e bardhë, por ai po luan shumë mirë në Dortmund dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Kujtojmë se Aubameyang ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2020.