Bayern Mynih-Schalke që do të hapë sezonin e ri në Bundesligën gjermane do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Pavarësisht vendimit të qeverisë gjermane për të lejuar tifozë në stadiume deri në 20% të kapacitetit, rritja e rasteve me coronavirusit në Mynih kanë bërë që autoritetet e qytetit të vendosin që Allianz Arena të mos rihapet
‘Nuk mund të lejojmë mijera tifozë që të hyjnë njëkohësisht në një stadium-tha kryetari i Bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter
‘Duhet vetëm të pranojmë dhe të respektojmë rregullat-tha trajneri i Bayernit të Mynihut, Hansi Flick-duhet të përshtatemi me situata që nuk mund t’i ndryshojmë. Kjo cështje do të na përndjekë për shumë kohë. Do ta përballojmë edhe këtë situatë të re në mënyrë profesionale’
Ndërkaq, në Signal Iduna Park do të ketë tifozë për ndeshjen e parë sezonale mes Borussia Dortmund dhe Moenchengladbach, por në një numër më të ulët se 16 mijët e lejuar nga përqindja e autorizuar nga qeveria gjermane. Klubi verdhekuq ka bërë të ditur se do të lejohet të hyjnë në stadium 10 mijë të abonuarit, me pak se numri legal për shkak të problemeve logjistike.
Sfidanti.al