Luis Suarez u stërvit mëngjesin e kësaj të enjteje me shokët e tij të skuadrës me Barcelonës, më pas u nis për në Itali ku shkoi në Perugia ku dha provimin e gjuhës italiane të cilën e kaloi, gjë që e lejon që të kompletojë aspektin burokratik të marrjes së pasaportës italiane. Sulmuesi uruguajan u nis nga Spanja rreth orës 13:00 të së enjtes me avion privat, ndërkohë që provimi zgjati rreth 90 minuta.
Tifozët e Juventusit pas kësaj kthehen të shpresojnë për një ardhje të Suarez në Torino edhe pse realiteti thotë se uruguajani për momentin është larg Zonjës së Vjetër. Logjika e Suarez në fakt është e drejtë dhe e pakundërshtueshme. Nëse Messi qëndroi sepse kishte një kontratë, përse ai është i detyruar të largohet?
Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, Suarez ndihet i fyer nga Barcelona që nuk i tha të kërkonte një skuadër tjetër pa u shqetësuar për faktin se i mbetet 1 vit në kontratë me klubin(që do të bëhen 2 nëse ai do të luajë në 60% të ndeshjeve këtë sezon). Por ajo që e ka zemëruar më shumë uruguajanin është fakti që Barcelona nuk ka ndërmend t’i japë atë që i takon për zgjidhje të parakohe të kontrateës, një likuidim prej të paktën 15 milionë Eurosh
Për këto arsye duket se për momentin zgjidhja më e mirë është ajo që parashikon qëndrimin e Suarez te Barcelona gati për të luftuar për një vend në formacion. Barcelona nga ana e saj preferon të mbajë futbollistin se të japë 15 milionë Euro duke parë edhe situatën financiare të klubit. Është kjo një zgjidhje që në këtë pikë u leverdis të dyja palëve duke parë se Suarez është i bindur se nëse do të qëndrojë do të fitojë me lehtësi vendin e titullarit dhe është gati të largohet vetëm nëse merr përfitimin që i takon.
Gjithsesi vendimi për të dhënë provimin e gjuhët italiane në Perugia tregon se opsioni Torino nuk është hedhur poshtë përfundimisht dhe për të mund të flitet sërish në muajin janar.
Sfidanti.al