Bufoni ka gjetur formulën kundër pensionit..edhe 1 vit me PSG-në

Portieri legjendart italian, Xhixhi Bufon, edhe sezonin e ardhshëm do të jetë portier i PSZH-së. Media shkruan se ky klub francez do ta vazhdojë edhe një vit tjetër kontratën me portierin e famshëm italian, duke përmbushur kështu kushtin e kontratës fillestare, sipas së cilës Bufoni mund ta zgjasë edhe një vit tjetër qëndrimin e tij në “Parkun e princave”.
Edhe pse 41 vjeç, Bufoni po luan mjaft mirë në Ligën e 1-rë franceze, duke pësuar deri tani vetëm pesë gola. Bufoni mbajti plot 17 vite veshur bluzën e Juventusit, deri sa vendosi vitin e kaluar që të ndërronte mjedis, duke kaluar te PSZH-ja.
Sfidanti.al