Brescia, Balotelli shkon për t’u stërvitur; ia mbyllin derën në fytyrë

Mario Balotelli mori një dush të fortë që në mëngjes këtë të martë. Sulmuesi italian shkoi në qendrën stërvitore të Brescias në Torbole Casaglia, por nuk mundi të hyjë sepse klubi nuk ia lejoi një gjë të tillë. Pas një bisede me një prej punonjësbve të Brescias, Mario Balotelli u kthye në shtëpinë dhe u largia nga qendra stërvitore teksa shprehu këtë frazë: ‘Tani thoni që nuk dua të stërvitem….’.

E gjithë kjo vjen pas letrës që drejtuesit e Brescias i dërguan avokatëve duke i kërkuar zgjidhjen e njëanshme të kontratës me sulmuesin italian.

Sfidanti.al