Këshilli i Shtetit në Francë hedh poshtë kërkesën e bërë nga Lyon, Amiens dhe Toulouse për rishikimin e vendimit për të mbyllur përfundimisht sezonin 2019/2020 të Ligue 1 duke konfirmuar përfundimisht se kampionati francez nuk do të rifillojë.
Por në të gjithë këtë histori ka një të re të madhe; gjykatësi në fakt e bllokoi rënien nga kategoria të Amiens dhe Toulouse duke urdhëruar Ligën Franceze dhe Federatën Franceze të Futbollit që të marrin në konsideratë rishikimin e formatit për sezon 2020/2021, që do të thotë se ka mundësi që Ligue 1 në sezonin pasardhës të zgjerohet dhe të përbëhet nga 22 skuadra.
Sfidanti.al