Bllokimi i merkatos? Celsi nuk pajtohet, apelon, por ende s’ka pezullim të dënimit

Celsi nuk pajtohet aspak me dënimin e FIFA me bllokim të dy sesioneve të merkatos. Klubi londinez ka vendosur që të apelojë këtë vendim, lajm që u konfirmua nga vetë qeveria e futbollit botëror teksa thekson se Celsi tashmë e ka paraqitur kërkesën për apelim kundër vendimit të bllokimit të merkatos.

Celsi u dënua pas theu rregulloren e FIFA në lidhje me transferimin e futbollistëve nën moshën 18 vjec. Ndryshe nga sa ka ndodhur në rastet e mëparshme, këtë radhë ende nuk është dhënë një vendim për pezullimin e dënimit. Blutë e Londrës, përvec bllokimit të merkatos u dënuan edhe me një gjobë prej 600 mijë Dollarësh.

Ndërkaq, FIFA ka deklaruar se nuk është ende në gjendje që të përcaktojë një program dhe që të thotë nëse bllokimi i merkatos do të kthehet në pritje të seancës dëgjimore për apelin, data për të cilin nuk është vendosur ende

sfidanti.al