Betohet Mario Baloteli: Kurrë më tek Liverpuli

Mario Balotelli ka kujtime të këqija nga Liverpul dhe ka premtuar se nuk do të kthehet kurrë më, për të luajtur përsëri me “The Reds”. Futbollisti Italian e klasifikon klubin e Premier League, si një nga ato histori që duhen fshirë nga memoria. Sulmuesi i Nicës, në një prononcim të fundit është shprehur: “Nëse kthehem në Angli, është e sigurt që nuk do të luaj për Liverpulin dhe ndoshta shkaku është, se kam luajtur shumë dobët në atë skuadër. E kam thënë se ekipi ishte i mirë, tifozët e mrekullueshëm, por unë nuk do të kthehem më”, u shpreh futbollisti.

Gjatë qëndrimit të tij në Angli, Baloteli ka qenë përherë objekt I faqeve të shtypit, gjithnjë e më pak për çka bënte në fushë, por vetëm për skandalet që sajonte, të cilat u bënë aq të shpeshta, saqë drejtuesit e Liverpulit, por edhe tifozët kërkuan me ngulm largimin sa më të shpejtë të tij.

Sfidanti.al