Kjo është shifra e fituar nga Kristiano Ronaldo për vitin e kaluar. Portugezi i Realit të Madridit bëri deklarimin e parave të futura në xhep në 2015, në një lloj përgjigjeje për akuzat se ka shmangur pagimin e taksave. Kompania që menaxhon të drejtat e imazhit të tij, bëri publik dokumentin që tregonte se futbollisti fiton gati 600 000 euro në ditë, kuptohet jo vetëm nga kontrata me Realin. Si krijohen paratë e Ronaldos?
Ai fiton rreth 400 000 euro në javë nga Reali, ka kontratë të përjetshme me kompaninë Najk, duke prezantuar më shumë se 60 lloje këpucësh të firmës së madhe amerikane, dhe kontrata e tij cilësohet e ngjashme me atë të yllit të basketbollit, Lebron Xhejms. CR7 ka zëvendësuar Dejvid Bekamin si ikona e kompanisë italiane të veshjeve, Armani, po ashtu reklamon orët luksoze Tag Hojer që nga viti 2014, ka marrëveshje me Koka Kolën me vlerë mbi 25 milionë euro në vit, dhe po ashtu ka kompaninë e tij të veshjeve intime, si dhe hotelet në bashkëpronësi me kompaninë Pestana.
Së fundi, ka edhe reklamën e pajisjes japoneze që përdoret gjatë stërvitjes dhe që ndihmon që të kesh trup më të bukur, nëpërmjet sinjaleve elektrike që i dërgon muskujve. Të gjitha këto nuk janë asgjë prodhuese, veçse ndihmon që të “indoktrinojë” njerëzit për të shkuar e për të blerë një lloj produkti. Nuk bëhet fjalë për ndonjë njeri me ide dhe bindje të caktuara, por për një kukull marketingu.
Sfidanti.al