Murinjo i fiksuar pas mbrojtjes, pas Hysajt kërkon edhe De Vrij

Murinjo është i fiksuar pas mbrojtësve dhe pas Elsaid Hysajt të Napolit, ka bërë gati një ofert për Stefan de Vrij. Ndërkohë, mrojtësi i Lacios duket se është tunduar, madje i ka bërë me dije largimin drejtuesve të klubit. Sipas Il Messaggero, Mançester Junaitid është duke kryesuar garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin, i cili vlerësohet plot 30 milionë paund.

Futbollisti 24-vjeçar ka ngjallur interesi edhe të disa klubeve të tjerë të rëndësishëm, siç janë rivalët e Sitit, apo edhe Çelsi. Trajneri i Junaitid, Hoze Murinjo është i vendosur të përmirësojë mbrojtjen që gjatë merkatos së janarit, por për De Vrij, mund t’i duhet të presë deri në fund të sezonit. Ndërkohë, Lazio i ka ofruar De Vrij një kontratë të re dhe dëshiron ta mbajë atë në kryeqytetin italian, por gjithsesi është e gatshme për të hyrë në negociata, nëse merr një ofertë të konsiderueshme.

Sfidanti.al