Berluskoni: Nuk e shoh dot Milanin më shumë se 10 minuta!

Silvio Berluskoni ka disa vite që nuk është më pjesë e strukturës drejtuese të Milanit, por, megjithatë, për median janë interesante komentet e tij për gjendjen aktuale të “rosonerëve”. Në një prononcim të tij të fundit, Berluskoni vuri në dukje se nuk mund t’i shoh për një kohë të gjatë ndeshjet e Milanit, për shkak të taktikës që aplikon trajneri aktual, Xhenaro Gatuzo.

“Unë nuk jam dakord me taktikën aktuale që aplikon Milani me një sulmues. Milani gjuan shumë pak topa në drejtim të portës. Unë nuk e shoh më shumë se 10 minuta Mlanin me cilindo ekip që ai luan”, deklaroi ish-pronari i klubit milanez Berluskoni.

Sfidanti.al