Karim Benzema i kundërvihet Matthieu Valbuenës dhe trajnerit të përfaqësueses franceze Didier Deschamps. Sulmuesi francez është lënë prej kohësh jashtë skuadre për shkak të skandalit për shantazh ndaj mesfushorit të Lyonit dhe tashmë ai duket se e ka humbur durimin. ‘Valbuena të mos thotë më gënjeshtra, pasi po më çmendin-tha Benzema për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’-ndërsa Deschamps po shfaqet si një person jo koherent, por arrij të kuptoj mënyrën e tij të të vepruarit. Duke parë trajtimin që më është rezervvuar, për mua do të jetë më e lehtë të heq dorë nga gjithcka, por kjo nuk është në karakterin tim’.
sfidanti.al