Interi nuk është në momentin e tij më të mirë, por logoja e tij kopjohet ende. Ajo që ka vendosur të përdorë të njëjtin stil me zikaltrit për logon e saj është skuadra e FC Martigues që është pjesë e Championnat National në Francë. Madje është bërë tashmë prezantimi i kësaj logoje që është identike me atë të Interit ku ndryshimi i vetëm është ngjyra dhe mungesa e shkronjës I. Filozofia e klubit francez është: ‘Më shumë se një klub, një pasion’, një slogan ky i ngjashëm me atë të Barcelonës ‘Mes que un Club’. Pasioni është ai që ka rëndësi, një term që tifozët e Interit e njohin shmë mirë pavarësisht gjithckaje dhe është ajo që urojnë edhe drejtuesit e FC Martigues.
sfidanti.al