Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas praktikisht të hipotekuar, klubi “merengues” përmbushi një klauzolë të rënë dakord me skuadrën gjermane në marrëveshjen për transferimin e Jude Bellingham: triumf me protagonist futbollistin anglez. Dortmundi dhe Reali arritën marrëveshjen qershorin e kaluar për 103 milionë euro, plus shuma të tjera në variabla. Disa shtesa, që nuk mund të kalonin më shumë se 30% të totalit, por ato mund t’i çojnë të ardhurat e Dortmundit në 133.9 milionë €. Dortmundi ka arsye për të festuar pas çdo goli të Bellinghamit dhe çdo arritjeje kolektive dhe individuale të numrit 5 të Realit.
21 golat e tij në të gjitha garat rritin gjithashtu variablat që Madridi do të duhet t’ia paguajë Dortmundit. Të zgjidhesh në njëmbëdhjetëshen më të mirë të Ligës së Kampionëve do të thotë më shumë miliona për Dortmundin. Edhe fitimi i garës për golashënuesin më të mirë në ligën spanjolle sjell një çmim për ish-skuadrën e lojtarit anglez. Bellingham është lojtari i katërt në skuadrën mbretërore që ka grumbulluar më shumë minuta deri më tani në këtë sezon pas Valverdes, Rüdigerit dhe Rodrygos. 3190 minuta të shpërndara në 36 ndeshje dhe 21 gola. Si përfundim, Bellingham po e lan Dortmundin me ar. Verdhezinjtë fërkojnë duart me fenomenin “Jude”.
sfidanti.al