Garet Bejl e bën përsëri. Uellsiani braktisi shkallët e ‘Santiago Bernabeut’ në minutën e 80 të sfidës mes Realit të Madridit dhe Espanjoli, ku ai ishte lënë jashtë ekipi nga trajneri Zinedin Zidan. Kjo është hera e katërt që Garet Bejl largohet nga stadiumi përpara mbylljes së sfidës së Realit të madridit.
herën e parë, këtë veprim uellsiani e bëri në sfidën me Leganes që Los Blancos e fituan 5-0 për t’u larguar pa e parë golin e Jovic, i pesti i asaj ndeshjeje. Nuk vonoi shumë dhe Bejl e përsëriti gjestin e tin në sfidën me Real betis e mbyllur me barazimin 0-0, ndërkohë që për herë të fundit kjo skenë u pa në Ligën e Kampioneve në fitoren e Realit të Madridit ndaj Gallatasarajit 6-0
Por pavarësisht polemikave që shkakton me veprimin e tij, Bejl nuk është se thyen ndonjë rregull të brendshëm të Realit të Madridit. Sipas ‘Deportes Cuatro’ që në 3 tetor zbuloi disa nga këto norma ku ishte edhe ajo për qëndrimin apo largimin e futbollistëve nga stadiumi. në këtë pikë rregulloja e Realit thotë se futbollistët që nuk janë grumbulluar duhet të vijnë në stadium 10 minuta para fillimit të sfidës dhe mund të qëndrojnë deri 10 minuta para përfundimit të saj
sfidanti.al