Aurelio De Laurentis ka punuar në hije, por duket se tani ka ndërmend të dalë hapur në synimin e tij për të sjellë Zlatan Ibrahimovic te Napoli. Sipas asaj që publikohet te ‘Il Matino’, kreu i klubit napoletan e ka marrë seriozisht idenë për t’ia rrëmbyer suedezin Milanit që po e presin me padurim ardhjen e tij.
Gjithnjë sipas asaj që publikohet te kjo e përditshme, De Laurentiis nuk i ka ndërprerë asnjëherë kontaktet me agjentin e Ibrahimovic, Mino Raiola, edhe pse për momentin Milani duket se vazhdon të jetë në pole position, kontakte që në orët në vazhdim pritet të intensifikohen
tani gjithcka do të varet nga vullneti i vetë Zlatan Ibrahimovic që po kërkon ofertën më avantazhuese financiare. Te Milani kanë besim te ai, por De Laurentis është gati që t’i ofrojë më shumë, 8.5 milionë Euro në sezon, shifër kjo që është kërkuar edhe nga vetë Ibrahimovic. Ideja e De Laurentis është që të bëjë një blerje të rëndësishme në skuadër për të rritur entuziazmin e tifozëve pas telasheve që u përjetuan së fundmi për shkak të rebelimit të lojtarëve dhe rezultateve të dobëta.
sfidanti.al