Bayerni i Mynihut mbyll përfundimisht të gjitha diskutimet në lidhje me të ardhmen e Manuel Neuer. Nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare të tij, klubi bavarez bëri të ditur rinovimin e kontratës me portierin e Kombëtares gjermane deri në vitin 2023.
‘Bayerni është shumë i lumtur dhe i kënaqur me faktin që Manuel Neuer rinovoi kontratën me ne deri në 30 qershor të 2023-shpjegon Shefi Ekzekutiv i klubit, Karl Heinz Rummenigge-Manuel është portieri më i mirë në botë dhe kapiteni ynë’.
Për këtë proces foli edhe Oliver Kahn, anëtar i Këshillit Drejtues të Bayernit të Mynihut.
‘Vendos veten në situatën në të cilën gjendje Manueli-tha Kahn-e kuptuam që drejtuesit donin që të vazhdonin bashkëpunimin me portiertin tonë dhe kjo është e rëndësishme. Me rinovimin e kontratës ai dha një sinjal të fortë’.
Sfidanti.al