Cështja Stuttgarti; kundër VAR për shkak të stadiumit bosh

Një disfatë e rëndë dhe turpëruese edhe për vetë DFB. Në javën e parë pas emergjencës coronavirus në Bundesliga 2, Stuttgarti humbi ndaj Wehen, duke zbritur nga vendi i dytë në të tretin që në fund të sezonit nëse e mbyll kështu kampionatin do të duhet të përballet në playoffin me skuadrën e vendit të tretë nga fundi të Bundesligës për t’u ngjitur në katgori. Një zbritje kjo që klubi nuk ka ndërmend ta pranojë. Në fakt Stuttgarti  apeloi kundër homologimit të rezultatit nga DFB dhe akuza është se nuk u respektua protokolli VAR. Shkaku? Heshtja e shkaktuar nga stadiumi bosh.

Në minutat shtesë, lojtari i Wehen, hyri në zonën e sluadrës kundërshtare bashkë me  Al Ghaddioui të Stuttgartit për të goditur topin me kokë. Arbitri kryesor vijoi lojën, por arbitri i VAR, Kampka ndërhyri. Mbrojtësi kishte prekur topin me dorë. Por duke parë se ndeshja po luhej me dyer të mbyllura, arbitri u dëgjua të thoshte: ‘Nuk shoh gjë nga këto imazhe. Ke pamje më të qartë? Një imazh në anësor? Nga prapa? Nga para?’. Përgjigjja e Kampkas nuk hynë në mikrofon dhe arbitri Stegeman vijoi: ‘Nga këto imazhe nuk shoh prekje të topit me dore. Nuk e kuptoj nëse ka kontakt mes krahut dhe topit apo jo’.

Megjithatë, ai e akordoi 11 metërshin në favor të Wehen. Drejtori Sportiv i Stuttgartit, Zven Mislintat shpjegoi motivin e apelimit

‘Veprimi i arbitrit në rastin e golit vendimtar nuk është konform rregullave dhe ka efekt të qartë në rezultatin përfundimar. Për ne është skandal-tha Mislintat.

Por sipas Federatës Gjermane të Futbollit, problemi ishte se monitori I vendosur në anë të fushës nuk ishte high definition dhe për këtë arsye Kampka me një rizolucion më të mirë e pa prekjen e topit me dorë, ndërsa Stegemann jo. DFB thekson se dhënia e penalltisë ishte korrekte(dhe për këtë arsye është e vështirë që ankesa e Stuttgart të pranohet)edhe  pse ndërhyrja e VAR, sipas protokollit në fuqi, nuk ishte e përshtatshme. Kampka, që kishte në dispozicion pamje më të qarta duhet të kishte sugjeruar Stegemann të akordon penalltinë pa e sjellë atë para monitorit. Në këtë mënyrë, do të evitohej vendosja e arbitrin në pozitat e dhënies së 11 metërshit që nuk e pa as në plane live e as në përsëritje të imazheve dhe humbja mbetet poshtëruese jo vetëm për Stuttgartin

Sfidanti.al