Pas problemeve për rinovimin e David Alabës me Bayernin e Mynihut duket se qëndron agjenti i futbollistit. Ai që e thotë këtë pa u ardhur shumë rrotull fjalëve është presidenti i nderit i kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës, Uli Hoeness për Sport 1, sipas të cilit Pini Zahavi është tejmase I lidhur me paratë.
‘Agjenti i Alabës është një piranja i pangopur-tha Hoeness duke iu referuar tratativave për rinovimin e kontratës me mbrojtësin austriak-në fakt e gjithë kjo histori është vetëm cështje parash. Ai luan për klubin më të mirë në botë, ku tjetër dëshiron të shkojë? Ne duam të mbajmë David, por për shkak të Pini Zahavit nuk ka akoma asnjë akord. Gjithsesi është vetë David që duhet të marrë një vendim’.
Kontrata aktuale e Alabës skadon në 30 qershor të 2021, por largimi i tij në këtë moment është mëse i mundur nëse nuk do të ketë rinovim të saj. Për futbollistin janë vënë në ndjekje Manchester City, Chelsea, Barcelona dhe Paris Saint Germain
Sfidanti.al