Batistuta “goool”: Jam i kënaqur që jam i pari pas një jashtëtokësori!

Lionel Mesi e ka thyer, prej kohësh, rekordin që ka qenë në pronësi të legjendës së futbollit argjentinas dhe botëror, Gabriel Batistuta, që nuk e fshehu zhgënjimin e tij, për shkak se Mesi theu rekordin e tij, sa i përket numrit të golave të shënuar me bluzën e përfaqësueses argjentinase. Në atë kohë, Batistuta kryesonte me 54 gola të shënuar, por, tani, Mesi ka 61 gola me bluzën e kombetares. Në fakt, Mesi e ka thyer rekordin e Batistutës para një viti, por, tani, futbollisti legjendar shpreh mendimin e tij origjinal lidhur me këtë rekord:

“Po, të them të drejtën, u zhgënjeva pak, pasi ishte një rekord që e zotëroja unë dhe kjo nuk është një gjë e vogël. Njerëzit thonin; ‘Shikoni, ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Argjentinë’. Kam mendimin se Mesi, një ditë, do të ketë një numër golash dy herë më shumë se unë”, thotë Batistuta që, sidoqoftë, shikon diçka të mirë te ky fakti. “Avantazhi im është se unë jam i pari mbas një jashtëtokësori!”, theksoi ai.

Sfidanti.al