Marc Vilmots, erdhi te Bregu për Botërorin, por iku pas pak muajsh

Mark Vilmots pas Evropianit të Francës u largua nga stoli i Belgjikës, për të marrë muaj më vonë drejtimin e një tjetër përfaqësueseje; atë të Bregut të Fildishtë. Ideja e tij ishte të drejtontë ketë skuadrë drejt fazës finale të botërorit të Rusisë  dhe luftoi deri në fund, por pa ia dalë mbanë.

Në ndeshjen e fundit të eliminatoreve, në fakt Bregu i Fildishtë u mund nga Maroku 0-2 dhe ishte ky i fundit ai që fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në ngjarjen më të rëndësishme në botë përsa i përket futbollit. Për këtë arsye, Mark Vilmots u detyrua të japë dorëheqjen nga detyra e tij, lajm të cilin e zyrtarizoi nëpëmjet një postimi në rrjetin social Tëitter. Vlen të kujthet se Vilmots e drejtonte Bregun e Fildishtë që nga muaji prill.

Sfidanti.al