Kasemiro: Nejmar është superlojtar, Realit do t’i shkonte shumë..

Që prej momentit kur u largua nga Barcelona, emri i Nejmar po shfaqet përditë në mediat sportive evropiane për një arsye apo tjetrën. Së fundmi braziliani po përflitet për pakënaqësitë e tij te Paris Sën Zhermen dhe  ekzistencën e mundësisë që ai verën e ardhshme të kalojë të Reali i Madridit, zëra të cilat braziliani tjetër Kasemiro po i ushqen me deklaratën më të fundit të tij.

“Nejmar është një superlojtar dhe e di se cfarë bën-tha mesfushori i Realit të Madridit-ai do të jetë gjithnjë i mirëpritur këtu,  shpresojmnë që ai të vijë. Megjithatë mund të them se ai ndihet mirë te skuadra e tij aktuale. Ne bëjmë gjithnjë shaka me mundësinë e transferimit të tij te Reali’.

 

sfidanti.al