Alessandro Bastoni ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë për një numër ndeshjesh të ardhshme të Interit e Italisë kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, që të dyja jetike për të ardhmen e Italisë. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar u detyrua të tërhiqej nga skuadra e Italisë në Coverciano pasi pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë seancës stërvitore të mërkurën. Bastoni është një pjesë thelbësore e skuadrës së Simone Inzaghit me mbi 3500 minuta në 46 ndeshje gjithsej sezonin e kaluar. Së fundmi ai ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Interin, duke e lidhur atë me klubin deri në qershor të vitit 2028. Sipas Calciomercato.com, Bastoni iu nënshtrua një raundi testesh mjekësore sot të cilat konfirmuan një dëmtim muskulor.
sfidanti.al