Bartomeu orakull: Pogba rri te Mançester Junajtid, Mesi përjetë te Barça

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e thotë qartë; Pol Pogba nuk do të vijë te katalanasit dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një interviste pëtr ‘The Times’.

‘Pogba do të vazhdojë të jetë pjesë e Mançester Junajtid edhe për shumë vite të tjerë-tha Bartomeu-kam lexuar shumë për këto zëra dhe jo vetëm për ato që flasin për Pogba. Por e vërteta është se pjesa më e madhe e klubeve nuk dëshiron të privohet nga elementët e tyre më të mirë. të gjithë duan të përmirësohen e të fitojnë për të siguruar akoma më shumë të ardhura’

Pasi vuri pikat mbi ‘i’ për cështjen Pogba, presidenti i Barcelonës iu përgjigj pyetjeve në lidhje me të ardhmen e Lionel Mesit, kontrata e të cilit me kampionët e Spanjës skadon në vitin 2021, kur ‘Pleshti’ do të jetë 34 vjec

‘Mendoj se Mesin do ta kemi në radhët tona edhe pas vitit 2021-vijoi Bartomeu-ai nuk dëshiron të largohet dhe projekti ynë është që ta bëjmë atë një flamur të klubit tonë. Nuk duam të shesim futbollistët që kemi në dispozicion, por të sjellim talente të reja’.

Në fund, Bartomeu foli edhe për Guardiolën që ditë më parë kishte deklaruar se dëshironte të mbyllte karrierën te klubi ku e kishte nisur atë, Barcelona ndoshta duke stërvitur ekipet e të rinjve të katalanasve

‘Guardiola është një gjeni dhe për të dyert e Barcelonës janë gjithnjë të hapura-tha Bartomeu-ai e di që në 2012 kur vendosi të largohet ne i ofruam mundësinë që të punonte me akademinë e klubit, askush nuk i tha që të largohej’.

sfidanti.al