Barcelona, zgjedhjet presidenciale shtyhen nga pandemia coronavirus

Zgjedhjet presidenciale të Barcelonës që duheshin të mbaheshin në 24 janar, janë shtyrë zyrtarisht. Ky është vendimi I marrë nga qeveria në Katalunjë për shkak të situatës epidemiologjike në vend me Barcelonën që nga ana e saj ofroi mundësinë e përdorimit të votës nëpërmjet postës elektronike

Sipas Cataunya Radio, klubi iu kërkoi autoriteteve katalanase ndryshimin ligjor në mënyrë që të alolikohet votimi nëpërmjet postës elektronike për të paktën 45% të elektoratit të janë të kufizuar. Një kërkesë e tillë kërkonte modifikimin e ligjit për sportin që nuk e lejon votimin nëpërmjet postës elektronike. Për këtë arsye zgjedhjet nuk do të bëhen në 24 janar

Kërkesa e Barcelonës u bë në takimin që drejtuesit blaugrana zhvilluan me anëtarë të Këshillit të Shëndetit për të diskutuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale për të cilat në fund u  vendos që të shtyhen. Ndërkaq një ditë më parë u zyrtarizuan dhe kandidatët për president të Barcelonës që janë  Joan Laporta, Víctor Font dhe Toni Freixa.

Sfidanti.al