Rally Dakar mbyllet me dramë, ndërron jetë Pierre Cherpin

Pierre Cherpin nuk ia doli mbanë. Motociklisti francez që u bë viktimë e një aksidenti të rëndë gjatë etapës së 7 të Rally Dakar të dielën e kaluar ndërroi jete. Sipërmarrësi 52 vjecar ishte në pjesëmarrjen e tij të katërt në Rally. Cherpin kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë dhe ishte mbajtur në komë farmakologjike.

Pasi u transferua nga Sakaka në Jeddah, u mor vendimi që Cherpin të dërgohej në Francë dhe vdekja e tij ndodhi teksa ishte në bordin e një avioni në një fluturim special në drejtim të Lille.

‘Jam një pilot diletant, nuk dua të fitoj por të zbuloj peisazhe që nuk do të mund t’i kisha zbuluar ndryshe-mësohet të ketë thënë Cherpin-gjithcka është emocionuese; drejtimi i motorit, të ndjekësh pasionin tënd, të tentoj të më njohin deri në fund’.

Vdekja e Cherpin vjen, 1 vit pas asaj të 2 motociklistëve të edicionit të kaluar që ishte I pari në Arabinë Saudite. Në atë edicion humbën jetën portugezi Paulo Gonçalves dhe një tjetër pilot diletant; holandezi Edwin Straver.

Sfidanti.al