Lionel Messi ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, por në momentin që konfirmoi qëndrimin te skuadra katalanase u betua se do të jeptë gjithcka për ngjyrat blaugrana. Dhe nga e thëna, argjentinasi kaloi menjëherë në veprim. Ditët e kaluara sulmuesi 33 vjecar rifilloi stërvitjen në qendrën stërvitore të Barcelonës së bashku me shokët e skuadrës dhe në Spanjë sigurojnë se dëshira e tij për t’u kthyer në normalitet është në nivelet më të larta.
Madje sipas ‘Radio Marca’ paraditen e së enjtes, Lionel Messi u paraqit në qendrën stërvitore për një seancë stërvitore individuale pikërisht në ditën e pushimit që Koeman u dha futbollistëve të tij. Por përvec Messit në stërvitje u panë edhe lojtarë të tjerë Griezmann, Lenglet dhe Busquets
Sfidanti.al