Humbja e Paris SG? Franca u kthye tek e kaluara për një mbrëmje!

Kur në fushë nuk janë blerjet e shtrenjta, të mund edhe Lensi. Me gjashtë lojtarë pozitivë për koronavirus, me të cilëve Nejmar, Mbape e Di Maria, po ashtu si edhe në mungesë të portierit titullar, Paris SG nuk mundi të përballonte dot një kundërshtar krejtësisht normal dhe u mposht. Madje, ishte një gabim i portierit të ri Bulka që ia dha vetë topin kundërshtarit (në vend që t’ia jepte Verratit), që solli golin e vetëm të ndeshjes. Franca për një mbrëmje u kthye tek e kaluara e vet, kur nuk kishte një dominues kaq të fuqishëm të Ligës së Parë sa Paris SG. Natyrisht, me kthimin e yjeve PSG do të bëhet sërish superfuqi, por ndoshta për nja 2-3 javë tifozët dhe mediat do të kënaqen duke kujtuar kohët e vjetra.

Sfidanti.al