Barcelona do të duhet të hapë sërish arkat për të dhënë para për Ousmane Dembele. Sipas revistës gjermane ‘Kicker’, klubi katalanas do të duhet të derdhë në arkat e Borussia Dortmund edhe 5 milionë Euro të tjerë pasi francezi e arriti edhe një objektiv tjetër që ishte përfshirë në akordin mes dy klubeve në 2017. Bëhet fjalë për numrin e 100 ndeshjeve të Dembelesë të luajtura me fanelën blaugrana dhe sulmuesi francez e arriti këtë shifër në ndeshjen mes Barcelonës dhe Alaves e fituar 5-1.
Në këtë mënyrë 105 milionë Eurot që derdhi VBarcelona para 4 viteve u shtuan për të shkuar në total 140 milionë. Gjithnjë sipas Kicker, ky operacion mund të rezultojë akoma më i kushtueshëm për Barcelonën. Nëse Dembele do të realizojë plotësisht objektivat e përfshira në kontratë, kostoja e blerjes së tij do të shkojë në 148 milionë Euro
Përpara kësaj shifre, Barcelona dhe Dortmund kishin rënë dakord për pagesën e 5 milionë Eurove për 25, 50, 75 dhe 100 ndeshjke që do të luante 23 vjecari te Barcelona. Në sfidën me Alaves, Dembele u aktivizua në minutën e 81 që do t’i kushtojë klubit katalanas edhe 5 milionë Euro të tjerë me francezin që mund të bëhet futbollisti më I kushtueshëm në historinë e Barcelonës
Sfidanti.al