Ironia e Milik; një mesazh special për Shën Valentinin për De Laurentiis

Pesë vjet, 122 ndeshje dhe 48 gola; kaq zgjati historia e dashurisë mes Arek Milik dhe Napolit që u mbyll në muajin janar me kalimin e sulmuesit polak te Olympique Marseille. Por që nga muaji shtator Milik ishte lënë mënjanë projektit; asnjë ndeshje dhe me një të ardhme që duhej vendosur. Edhe raportet me presidentin De Laurentiis ishin me ulje ngritje. Klubi donte ta shiste që në merkaton e verës, por  sulmuesi preferoi të priste dhe të zgjidhte drejtimin e duhur.

Milik kujtoi raportin e vecantë me ish presidentin e tij duke postuar një foto kurioze në profilin e tij në Instagram Stories; një zemër që përfshin fytyrën e tij dhe të De Laurentiis; pak ironi duke menduar muajt e fundit të tij te Napoli të përjetuar si i vecuar në shtëpi.

Sfidanti.al