Bayern Mynih mbyll ‘telenovelën’, mori Upamecanon nga Leipzig

Bayerni i Mynihut flet gjithnjë e më shumë frëngjisht. Bavarezët në orët e fundit siguruan edhe shërbimin e Dayot Upamecano. Mbrojtësi transferohet nga Leipzigu dhe është futbollisti i 7 francez që i bashkohet klubit gjerman pas Benjamin Pavard, Bouna Sarr, Lucas Hernandez, Tanguy Kouassi, Coretnin Tolisso e Kingsley Coman.

Qendërmbrojtësi 22 vjecar, firmosi me kampionët e saposhpallur të botës një kontratë prej 5 vitesh duke nisur që  nga muaji qershor i këtij viti. I transferuar te Leipzig në vitin 2017, Upamecano kishte në kontratën e tij një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 43 milionë Eurosh. Në këtë mënyrë, Rummenigge dhe Drejtori Sportiv Salihamidzic siguruan forca të reja për një repart që në fund të sezonit do të humbasë Alabën dhe Boateng

Sfidanti.al