Kroaci, Covid prek një ekip të tërë; Hajduku i Splitit, 20 raste pozitive

Covid-19 godet një skuadër të tërë. Bëhet fjalë për Hajdukun e Splititi të drejtuar nga ish zv/trajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani që regjistroi 20 raste pozitive pas ndeshjeve të zhvilluara në Osijek dhe Rijeka dhe janë 12 futbollistë dhe 8 anëtarë të stafit teknik që përbëhet nga 33 persona. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kroat nëpërmjet një komunikate zyrtare

Ditën e premte, Hajduku i Splitit bëri të ditur se pas testeve të para, 7 persona kishin rezultuar pozitivë dhe për këtë arsye ndeshja me Slaven Belupo u shty. Më pas u regjistruan edhe raste të tjera duke e cuar në 20 numrin e personave të prekur.

Klubi, në bazë të zhvillimeve të reja do të kërkojë shtyrjen e derbit me Dinamon e parashikuar për të dielën në 21 shkurt. Shërbimi mjekësor i Hajdukut do të kryejë një monitorim të intensifikuar në ditët e ardhsgme dhe do të ndjekë nga afër situatën në brendësi të klubit për të mbrojtur të gjithë futbollistët dhe punonjësit e tjerë të klubit dhe janë marra masa sigurie shtesë.

Sfidanti.al