Barcelona, plani për Nejmarin shtyhet për në vitin 2020

Në fund Nejmari vendosi që të qëndrojë te Paris Sën Zhermen duke i dhënë fund sezonit të dytë të serialit ‘Nejmar, Parisi, Barcelona’. Por braziliani nuk dorëzohet dhe po punon që kthimi i tij në Camp Nou të ndodhë vitin e ardhshëm.

Tashmë drejtuesit e Paris Sën Zhermenit dhe pretendentëve për blerjen e tij Barcelona dhe Real Madrid e kanë mësuar vendimin e 27 vjecarit që edhe pas 12 muajsh do të ketë si prioritet skuadrën katalanase. Në median spanjolle të gjithë janë në unison në mendimin se pas vendimit të Nejmar për të mos u larguar nga Parisi qëndron zbutja e mundshme e qëndrimit të Paris Sën Zhermenit në lidhje me largimin e futbollistit në verën e ardhshme.

Nejmar shpreson që vitin tjetër të ketë më pak pengesa nga ana e PSG në rrugën e tij për t’u kthyer te Barcelona e për të luajtur sërish përkrah Messit. Ky version i fundit i planit të Nejmar konfirmohet edhe nga disa miq të lojtarit që jetojnë në Barcelonë, mbetet vetëm të kuptohet nëse PSG dhe Leonardo janë dakord

Në këtë skenar të ri, gjithsesi nuk përjashtohet plotësisht as Reali i Madridit. Ëndrra e Nejmar quhet Barcelona, por dëshira për të lënë Ligue 1 është akoma më e fortë. nëse Barcelona nuk do ta kërkojë atë me forcë edhe vitin e ardhshëm, atëherë Reali i Madridit mbetet opsioni i parë për të.

sfidanti.al