Barcelona, Pique, gjuri shkon ‘Knockout’, mund të mungojë për 8 muaj

Ndrydhje e gradës së tretë i ligamentit anësor, por edhe dëmtim i brendshëm në gjurin e djathtë. Kjo është diagnoza e pare e dëmtimit të pësuar nga Gerard Pique në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Ëanda Metropolitano mes Atletico Madrid dhe Barcelonës. Sipas të përditshmes spanjolle AS, qendërmbrojtësi i skuadrës katalanase mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në 8 muaj

Pique do të kryejë ekzaminime të tjera mjekësore përpara se të marrë një vendim nëse do të operohet apo jo. Në këtë pikë nuk përjashtohet mundësia që futbollisti 33 vjecar të kryejë një trajtim konservatib që mnd t’I lejojë të kthehet në fushën e lojës pas rreth 4 muajsh. Gjithsesi, sido që të jetë, Barcelona dhe trajneri Ronald Koeman do të duhet të bëjnë pa shërbimin e Gerard Pique  për një kohë shumë të gjatë.

Sfidanti.al