Presingu i Barcelonës për Lautaro Martinez, nuk po venitet, përkundrazi tani në lojë hyn edhe Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas, që edhe më parë nuk i kishte kursyer elozhet për bashkëkombasin e tij, në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’ e shtoi dozën e tyre.
‘Mendoj se është një sulmues impresionues, e kisha thënë më parë-tha Messi-Driblon mirë, shënin, di të mbrojë topin është i fortë. Nuk e di nëse Barcelona ka nisur tratativat, të shohim se cfarë do të ndodhë’
Javët e fundit pandemia coronavirus ka qenë kryefjala në te gjithë botën dhe futbolli nuk është përjashtuar në këtë pikë teksa Barcelona dhe ekipet e tjera po përgatiten për rifillimin e kampionatit që do të jetë me dyer të mbyllura,
‘Kam luajtur edhe më parë ndeshje pa tifozë, edhe është dicka e cuditshme të përqendrohesh-tha Messi-dua që të luajmë sërish, por nuk duam të ndahemi nga familjet. Rreziku i përhapjes është gjithandej, mjafton të dalësh nga shtëpia. Kështu që përpiqem që të mos e mendoj, ndryshe do përfundoish që të mos dalësh më nga shtëpia’
Barcelona prej 1 jave ka rinisur stërvitjen dhe për kapitenin e saj, ky është një hap përpara.
‘Rikthimi në stërvitje është një hap i vogël para. Por nuk duhet të heqim dorë nga kujdesi dhe të ndjekim protokollin e të zbatojmë në maksimum masat e parandalimit-tha Lionel Messi në intervistën e tij.
Sfidanti.al