Levandovski zgjedh pesë numrat 9 më të mirë, përjashton Serinë A!

Ai vetë është një sulmues i vërtetë i racës, dhe shënon gola pa u lodhur aspak. Duke qenë një mjeshtër i rolit, Robert Levandovski u ftua që të zgjidhte 5 sulmuesit më të mirë të Europës, pra 5 numrat “9” kryesorë në ligat më të mëdha të kontinentit. Me gjasë, nuk e pati të lehtë, por i dha drejtim dhe e formoi një pesëshe. Në repartin sulmues të Levandovskit pati një nga Premier Liga, një nga Liga e Parë e Francës, një nga Bundesliga e dy nga La Liga, por asnjë nga Seria A. Sergio Aguero, Kilian Mbape, Timo Verner, Karim Benzema e Luis Suarez, janë ata që i pëlqejnë më shumë sulmuesit polak.  “Pyetja ishte e vështirë dhe zgjedhja e vështirë, por këta janë për mua, – u shpreh Levandovski, – unë do të doja të zgjidhja edhe Halandin, por ai ka ende kohë përpara. E ka potencialin, dhe nëse punon fort mund të përmirësohet dhe të jetë një nga sulmuesit më të mirë të botës”.

Sfidanti.al