Lionel Messi driblon deklaratat e Angel Di Marias sipas të cilit ekzistojnë mundësitë që ai të luajë përkrah yllit të Barcelonës te Paris Saint Germaini. Sipas gazetarit Manu Carreño të programit ‘El Larguero’ në Cadena SER, kapiteni i Barcelonës e distancon veten nga ato deklarata.
‘Sipas asaj që SER ka mësuar, Leo ‘driblon’ fjalët e Di Marias, Paredes apo Neymar sepse duket se në cdo zonë mix të PSG, del nha një lojtar që thotë se ka shumë mundësi që Messi të shkojë te parizienët-tha Carreño-filloi Neymar, më pas në lojë hynë Paredes dhe tani është Di Maria. E tha Leonardo në një intervistë dhe Messi duket sikur është bashkëpunëtor dhe janë të shumtë ata që si Koeman dhe Victor Font që flasin për mungesë respekti për Barcelonën edhe pse unë besoj se Barcelona bëri të njëjtën gjë apo dicka të ngjashme kur foli për interesin për të blerë Neymar nga PSG’.
Carreño përmendi edhe rrethanat ku ndodhën ngjarjet. ‘Kjo ndodhi 12 ditë para eliminatores së Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Bardelonës, por personat që janë pranë Messit theksojnë se ai është lodhur që emri i tij përmendet vazhdimisht në lajme të tilla dhe se nuk ndikon aspak në momentin kur Messi do të marrë vendimin e tij-tha Carreño-deri më sot Messi nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen dhe besoj se nuk do të mësohet asgjë përsa kohë që Barcelona nuk e ka një president.
Ndërsa te Barcelona nuk i pritën aspak mirë fjalët e Di marias dhe Koeman e shprehu këtë pas ndeshjes së Kupës së Mbretit me Granadan. ‘Është mungesë respekti-tha holandezi-një gjë është të gabosh njëherë, por duket se duan të nxehin ndeshjen. Messi është ende futbollist i Barcelonës’.
Sfidanti.al