Barcelona i jep Juves Artur, por vetëm për De Ligt apo Bentancur

Interesi i Barcelonës për De Ligt, që ia rrëmbeu Juventusi në merkaton e verës së kaluar, nuk është venitur kurrë. Mbrojtësi holandez, mik me Frenkie De Jong dhe një ‘kartë’ e Bartomeut, mund të jetë pjesë e tratativave mes dy klubeve pasi u mësua se Juventusi i vuri syrin mesfushorit brazilian Arthur Melo.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, e gjithë kjo ështyë në kuadër të një shkëmbimi kartonësh i konsideruar si rruga e vetme e përshkueshme  në këtë kohë të emergjencës financiare të shkaktuara nga bllokimi i aktiviteteve nga pandemia coronavirus

Gjithsesi, edhe pse Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi, në listën e saj është shkruar edhe emri i Bentacur. Si mbrojtësi holandez ashtu edhe mesfushori uruguajan janë elementë shumë të rëndësishëm për Juventusin e Maurizio Sarrit, ashtu sikurse është edhe Arthur për Barcelonën e Quique Setien.

Gjithnjë sipas ‘El Mundo Deportivo’ vetëm një kërkesë e mundshme e lojtarëve mund të favorizojë nisjen e një tratative të vërtetë, dicka për të cilën interesi më i madh është hedhur drejt De Ligt për të cilin kjo e përditshme nënvizon sesi futbollisti holandez në vitin e tij të parë te Zonja e Vjetër ka vazhduar të japë sinjale interesi në drejtim të blaugranave.

Sfidanti.al