Ndërsa në Evropë po shfaqen shpresat për rifillimin e disa kampionateve, nga Taxhikistani vjen lajmi se Federata e Futbollit të atij vendi vendosi të pezullojë sezonin që filloi vetëm në 4 prill, të paktën deri në 10 maj në ndjekje të masave të sigurisë të vendosura nga qeveria e Taxhikistanit kundër pandemisë coronavirus.
Taxhikistani ishte një ndër ‘ishujt e lumtur’ të futbollit në mbarë botën bashkë me Bjellorusinë, Nikaraguan, Tajvanin e Turkmenistanin. Sezoni filloi rregullisht pasi autoritetet e vendit të ish-Bashkimit Sovjetik deklaruar se nuk kishte viktima nga coronavirusi, dicka që për më tepër u konfirmua edhe përpara marrjes së masave të reja sic është pezullimi i të gjitha eventeve sportive.
Sfidanti.al