Mediat katalanase duhet të shkruajnë disa gjëra, sepse padyshim që duan që të lexohen. Në këtë periudhë nuk ka lajme më tërheqëse sesa ato për transferimin e lojtarëve, dhe në Katalonjë duan të dinë se çfarë do të marrë e do të japë Barcelona. “Përrallat e netëve të verës” po vazhdojnë me atë për Bernardo Silvën, yllin portugez të Mançester Sitit, që e pëlqen trajneri Ksavi Hernandez. Siti kërkoj 94 milionë euro, ndërsa sipas “El Mundo Deportivos”, “blaugranët” nuk japin më shumë se 70 milionë. Në të vërtetë, La Liga nuk i ka lejuar katalanasit që të paguajnë shumë më pak për Robert Levandovskin, jo më kaq shumë për Bernardo Silvën. Gjithsesi, lajmet shkruhen sepse ato janë “opium për popullin”.
Sfidanti.al