E donte këtë lojtar dhe për këtë ditë punuan prej kohësh Jurgen Klopi dhe Virgil Van Dajk. Trajneri i Liverpulit dhe qendërmbrojtësi holandez biseduan me Daruin Nunjezin që kur të kuqtë luajtën ndaj Benfikës në Champions, dhe arritën ta bindnin që të ndërrronte “varkën”. Sulmuesi nga Uruguajani kalon në “Anfild” kundrejt 100 milionë eurove (85 milionë paundë stërlina), që është një rekord i klubit për Liverpulin. Bisedimet e fundit arritën thjesht të ndryshonin diçka të vogël, që portugezëve do t’u paguhen menjëherë 75 milionë euro, jo 80! Pjesa tjetër, me këste dhe në bazë të klauzolave.
Sfidanti.al