Argjentina dhe sidomos trajneri Horge Sampaoli vazhdojne te jene ne qender te kritikave pas eliminimit ne Boterorin e Rusise. Kete radhe ai qe ngriti zerin kunder zgjedhjeve te teknikut ‘Albiceleste’, ishte babai i Gonzalo Higuain i cili nuk e kaperdiu dot qe sulmuesi mbeti jashte skuadre ne perballje me Francen.
‘Nuk ka asnje shpjegim te vlefshem-tha babai i Higuain-nuk e di se perse Argjentina nuk luajti me nje qendersulmues kunder Frances. Sampaoli ka pasur arsyet e tij, por ndonjehere eshte e veshtire ta kuptosh. Ka ne dispozicion 2 lojtare qe ne total kane shenuar 600 gola dhe nuk aktivizoi asnjerin’.
Sfidanti.al