Napoli fillon xhiron e mbrojtësve të krahut. Trajneri karlo Anceloti që festoi 60 vjetorin e tij të lindjes, po kërkon lojtarë të këtij pozicioni që të jenë në gjendje që të sulmojnë në thellësi dhe të krosojnë mirë. Blerja e parë në këtë pikë është bërë dhe ai është Xhovani Di Lorenco që te Empoli spikati për rendimentin e tij, ndërkohë që dy futbollistët e tjerë që kanë ardhur më herët nga kjo skuadër, Hysaj dhe Mario Rui janë duke bërë gati valixhet.
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare që është në gjendje që të luajë si në krahun e majtë, ashtu edhe në të djathtin së fundmi është vënë në shënjestrën e Atletiko Madrid që deri tani ka ofruar më pak se 20 milionë Euro, ndërkohë që Napoli kërkon 25 milionë me futbollistin që ka pasur edhe një klauzolë në kontratën e tij me skuadrat jashtë Italisë prej 50 milionë Eurosh.
Gjërat mund të ndryshojnë me rikthimin e Maurizio Sarrit në Itali tek skuadra e Juventusit. ishte pikërisht Sarri ai që e solli Hysajn te Napoli, kështu që nuk përjashtohet mundësia që ta kërkojë edhe te Juventusi. Në këtë pikë i takon presidentit de Laurentis që të bëjë zgjedhjen e tij; të lejojë kalimin e Hysajt te konkurenca apo të vijojë bisedimet me klubin spanjoll.
sfidanti.al